Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet me bomba në disa pjesë turistike të Tajlandës
Vizitorët e huaj kanë ikur të tmerruar nga shpërthimi i parë që goditi bregdetin turistik të Huas gjatë natës, ku mbet e vdekur një grua dhe u plagosën 21 të tjerë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Thuhet se në mesin e të lënduarve nga bomba është edhe një shtetas britanik, e cila kishte për shënjestër një rrugë të mbushur me bare dhe restorante.
Po ashtu, qyteti është goditur në mëngjesin e sotëm edhe nga disa shpërthime tjera të vogla. Disa orë më vonë dy bomba të vogla u shpërthyen në qytetin e plazhit Patong, Phuket, një tjetër zonë e preferuar për turistët e huaj.
Policia në Thai dhe mediat kanë raportuar sulme të ngjashme në rajonet jugore të Surat Thani dhe Trang, vende shumë të preferuara nga turistët.
Zyrtarët tajlandezë kanë thënë se besojnë se sulmet janë kryer në nivel lokal dhe nuk janë të lidhura me terrorizëm. Ka disa sugjerime që janë kryer nga kundërshtarët e juntës në pushtet, e cila kohët e fundit ka përforcuar fuqinë e saj ushtarake.