nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë dalur pozitiv.
Sipas njoftimit, këto dy raste janë njëri person nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.
Deri më tani është bërë e ditur se 35 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.