Kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja Agim Bahtiri ka arritur marrëveshje për koalicioni n me partinë e Hashim Thaçit, PDK-në, ku kjo e fundit fundit do ta ketë nënkryetarin dhe katër drejtori mëson Indeksonline.
Ky koalicion është arritur në mes Agim Bahtirit dhe kryetarit të degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati para disa ditësh.
Indeksonline mëson se Bahtiri dëshiron të krijojë një Qeveri gjithëpërfshirëse, ku do të përfaqësohen të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes.
Marrveshja është arritur me PDK-në dhe do të bëhet publike në vikend, ndërsa do të quhet qeveri ekspertësh dhe jo koalicion klasik.