Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepçës”.
Marrëveshja është arritur me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, me udhëheqësit të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza.
Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga ta që të iu plotësohen.
Kujtojmë se greva e minatorëve ka zgjatur 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Mimoza Kusari-Lilës.
Ajo ka thënë se greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton.
Postimi i plotë:
Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale.Me Fat.



















