Arrihet marrëveshja me Contour Global, për Kosovën e Re

E publikuar: 11/11/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria për Zhvillim Ekonomik e Kosovës duke se ka arritur marrëveshje me kompaninë Contour Global, për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”, njofton Klan Kosova.

Kjo marrëveshe që hapë rrugë për nënshkrimin e pikave negociuese u arrit pas një vizite të ministrit Blerand Stavileci në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Pas një angazhimi shumë të madh dhe vizitës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në SHBA, së bashku me ekipet e MZHE-së, Bankës Botërore dhe kompanisë Contour Global u arrit marrëveshja rreth pikave që ishin objekt i negociatave, të cilat hapin rrugën për nënshkrimin e marrëveshjes me të cilën kompanisë amerikane do t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Gjatë ditëve në vazhdim do të formalizohen procedurat që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Contour Global për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese – TC Kosova e Re.