Një studente 20-vjeçare përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet si autore e katër vjedhjeve në dyqanet e një qendre tregtare në kryeqytet.
E arrestuara është Gerisa Vrapi, 20 vjeçe, e cila u kap nga policia në flagrancë, teksa tentonte të kryente vjedhjen e pestë në një butik.
Sipas policisë, ajo ka vjedhur në katër dyqane të ndryshme, të veshmbathjeve firmato me një vlerë totale mbi 1 milion lekë të vjetra.
Vjedhjet:
1.Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetases E.V, vjeç 22, banuese në Tiranë, në dyqanin e saj, i ka vjedhur portofolin me 50.000 lekë (të reja) dhe disa sende kozmetike.
2.Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit H.N, vjeç 25, banues në Tiranë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 20 000 lekë.
3.Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendrës tregtare, shtetasit E.K, vjeç 23, banues në Selitë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 23 000 lekë.
4.Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit A.M, vjeç 55, banues në Tiranë, shefi i shërbimit të sigurisë private, në një dyqan, i ka vjedhur 2 bluza femrash me vlerë 30 000 lekë./Shekulli.al