Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, u kap me marihuanë në Vërmicë

E publikuar: 31/10/2017 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, e cila është kapur me narkotikë në cantë.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe sekuestruar një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 380 gramë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor.