Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar sot L.V., nga Komuna e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale nga neni 273 të KPK-së, blerje, posedimi, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është i njohur edhe më parë për kryerjen e veprave të ngjashme penale.
Ndaj të njëjtit person është lëshuar urdhër arrest që nga muaji mars i këtij viti, ndërsa, kërkohet nga organet që nga muaji tetor i vitit 2014.
Gjatë bastisjes së sotshme, Policia ka konfiskuar disa aparate telefonike të cilët janë përdorur nga i dyshuari. Po ashtu, Policia ka gjetur një sasi prej 142,3 gramë heroinë./KosovaPress/