Ankuesi M.K.Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Dardanë, menjëher kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast “vjedhje” .
Njesia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojn të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njejt fshat si i dyshuar për këtë rast.
Te i dyshuari S.N. janë gjetë dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë pronarit legjitim.
Tek i dyshuari është konfiskuar edhe nje pushkë gjysëm automatike pa fishekë.
I dyshimti fillimishtë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistu në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit është njofu lidhur me rastin, dhe i njejti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritet kallxim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në PTh.