Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte, banorët thonë se kreu krime në Vushtrri

E publikuar: 16/12/2022 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia

Për shumë vite jetoi në këtë lagje.

Madje, në Kosovë mbante edhe një pozitë në një institucion të rëndësishëm të sigurisë në vend.

Por, vet Sllogjan Trajkoviq do të përballet me drejtësinë mbi dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë.

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës, pas dëshmive që kishin dhënë qytetarë të shumtë të cilët njihnin Trajkoviqin.

Këta madje edhe gjatë së premtes prapa kamerës i thanë televizionit T7 se Trajkoviq kishte kryer krime kundër popullësisë në Vushtrri.

Arrestimin e tij e bëri të ditur Policia e Kosovës.

Për këtë rast nuk pranuan të flasin familjarët e tij.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë janë vrarë mbi 13.000 shqiptarë.

Ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.