Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar të gjinisë femërore e cila dyshohet që si punëtore e një banke komerciale ka vjedhur para nga llogaritë personale të klientëve në bankën ku punonte, përcjell Gazeta Metro.
Policia ka bërë të ditur që e dyshuara e ka kryer këtë veprim në një periudhë një vjeçare, kurse prokurori ka vendosur që ajo të dërgohet në mbajtje.
“Me datën 25.10.2017, nga Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare zyrtare në një bankë, me dyshimin e bazuar se e njëjta në vazhdimësi gjatë periudhës një vjeçare u ka tërhequr nga xhirollogaritë private vlera monetare të ndryshme klientëve të bankës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, njofton Policia. /gazetametro.net

















