Arrestohet polici në Pejë, e rrahu gruan derisa e bëri për spital

E publikuar: 10/10/2020 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është arrestuar sot në Pejë, pasi që sulmoi fizikisht gruan e tij.
Arrestimin e zyrtarit policor e ka konfirmuar Inspektorati Policor me anë të një komunikate për media.“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje””, thuhet në njoftim.IPK ka pranuar sot informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore.Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.