Arrestohet personi që vodhi stoli në vlerë të 168 mijë eurove në një argjendari në Prizren

E publikuar: 25/01/2025 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt pasi ishte i dyshuar për një vjedhje më 13 janar të këtij biti ne rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se bëhet fjalë për ari të vjedhur në një argjendari. Tutje, theksohet se pronari i argjendarisë ka thënë se i janë vjedhur stoli ari në rreth tre kilogramë, ndërsa një kilogramë stoli të argjenda, krejt këto në vlerë totale rreth 168 mijë euro .

“Në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar. Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale.