Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Rahovec është arrestuar një person për fajde.
Nga policia bëhet e ditur edhe se, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.
‘’FAJDE
Rahovec / 21.02.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës m/k. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, kanë gjetur e sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së.


















