Arrestohet pasi sulmoi dhe privoi nga liria ish të dashurën

E publikuar: 17/02/2022 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan gjatë ditës së djeshme.

I njëjti kishte sulmuar, kanosur e më pas kishte privuar nga liria ish të dashurën.

“Lipjan 15.02.2022 – 15:00. Me 16.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar, kanosur dhe më pas kishte privuar kundërligjshëm nga liria ish të dashurën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.