Arrestohet pasi morri fajde mbi 300 mijë euro

E publikuar: 26/05/2015 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e mëngjesit të sotëm, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me ç’rast janë bastisur dy lokacione të ndara në fshatin Koshare të Ferizajt, pronë e të dyshuarit Xh. H. 34 vjeç, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë konfiskuar disa dokumente, notese dhe fletore të ndryshme si dhe një pistoletë kalibri 7.65 me 4 fishekë.

XH.H. dyshohet se që gjatë periudhës kohore 2010-2014 nga qytetarë të ndryshëm ka përfituar para me fajde në vlerë prej 324 mijë euro, transmeton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, atij i është ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.