Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it

E publikuar: 13/06/2023 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla .

Bëhet fjalë për Milun Milenkovic- Llune, që sipas Sveçlës, ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë dy zyrtarë policorë.