Arrestohet një serb në Mitrovicën e Veriut i dyshuar për krime lufte e dhunë seksuale

E publikuar: 04/03/2024 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.” –  njofton policia.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.