Arrestohet një person në Prizren, bashkëjetoi me të miturën nen 16 vjeç

E publikuar: 01/10/2023 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me të një të mitur, nen 16 vjeç.

Policia bën të ditur se e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.