Arrestohet një person në Pejë, kërkohej nga Interpol-i

E publikuar: 26/07/2017 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës pasditen e sotme ka kryer një arrestim të një personi të shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se personi i prangosur quhet Demo Berisha dhe i njëjti është arrestuar pasi që ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane për një vrasje të kryer më parë.

Arrestimi i Berishës ka ndodhur në Leshan të Pejës dhe i njëjti është dërguar në njërin prej stacioneve policore për intervistim ku do të shqyrtohet edhe mundësia e ekstradimin në afat sa më të shpejtë.