Arrestohet një person në Istog, demoloi lokalin e një personi tjetër

E publikuar: 17/06/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ai dyshohet se ia ka marrë para dhe i kishte demoluar lokalin një personi tjetër në Istog.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se një person, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka marrë para dhe i kishte demoluar lokalin. Është arrestuar i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit shkon në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/