Arrestohet një person, mbyllet vendvotimi në Arbri të Epërme

E publikuar: 04/12/2016 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është shoqëruar për në polici në qendrën e votimit në Arbëri të Epërme. Ndërkohë që kjo qendër është mbyllur përkohësisht.
Dyshohet se ky vendvotim është mbyllur për shkak të mos raportimit të një rasti të fotografimit të votës nga një votues.

Pasi që kryesuesi i KQZ-së i vendvotimit në qendrën e votimit 0307E në Abri të Epërme është shoqëruar në Polici është mbyllur ky vendvotim.

Sipas vëzhguesve të KALLXO.com, dyshohet se ky vendvotim është mbyllur për shkak të mos raportimit të një rasti të fotografimit të votës nga një votues.