Një person i moshës 46-vjeçare i cili ishte në kërkim të policisë, është arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt.
I dyshuari me iniciale S.G ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës ’’ me dënim burgimi prej 180 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.