Arrestohet një lëmoshëkërkues në Fushë Kosovë, kanosi një person duke i drejtuar thikën

E publikuar: 14/11/2023 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një lëmoshëkërkues nën dyshimin se në një lokal të Fushë Kosovës e ka kanosur një person duke i drejtuar thikën.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa rastin në polici e ka raportuar viktima e rastit.

Për të dyshuarin prokurori vendosi që ai të dërgohet në mbajtje, njofton policia.