Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar tjetër në Zubin Potok për zjarrvënie, ndërsa veprimet e mëtejme ligjore do të ndermerren në konsultim me prokurorin kompetent.
Policia bën të ditur se po vazhdojnë angazhimet për shuarje të zjarrit.
Përndryshe vendet e fundit ku ndodhën shpërthime të zjarrit janë Fushë-Kosova, Peja, fshatrat e Suharekës, Prizrenit dhe të Shtimes.

















