Arrestohet një grua në Prishtinë për vjedhje

E publikuar: 28/10/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prishtinë është arrestuar një grua pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një femër tjetër.Sipas policisë rasti ka ndodhur në sheshin Skënderbeu- Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta është kapur në flagrancë, duke i vjedhur portofolin nga çanta viktimës femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.