Arrestohet një grua në Prishtinë pasi braktisi fëmijën e saj

E publikuar: 21/03/2021 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi e njëjta ka braktisur fëmijën e saj.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale.

“Me vendim të prokurorit të shtetit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.