Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes më 6 dhjetor 2024.
Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit A.A . mashkull, 40-vjeç, shtetas i Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonalë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
















