Arrestohet nënkryetari i Kllokotit, rrahu bashkëshorten

E publikuar: 28/09/2017 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar në Beograd, Millosh Stojkoviq, nënkryetar i Komunës së Kllokotit dhe këshilltar i posaçëm i Aleksandër Vulinit për shkak të dhunës në familje.

Bashkëshortja e tij e ka lajmëruar Stojkoviqin në Polici, duke shqiptuar një masë ndalimi për një muaj për t’iu afruar bashkëshortes, shkruajnë mediet serbe, transmeton Lajmi.net.

Bashkëshortja i tha policisë se është rrahur nga Stojkoviq, ndërsa lënda u përcoll në prokurorinë e Beogradit.