Ljupo Palevski (Pallço), i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut është arrestuar nga policia e Turqisë. Sipas informacioneve paraprake, Palevski është kapur në aeroport.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së sotme është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Palevskin të arratiset nga Bullgaria për në Turqi.
Të dyshuarit tjerë janë të ndaluar dhe për ta është caktuar masa e paraburgimit.