Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se është arrestuar në Suedi A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren.
Sipas Prokurorise arrestimi i tij është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.















