Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Hajvali, të Prishtinës rreth orës 02:30 është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit, duke lëvizur me veturën “Shkoda” me targa lokale nga pakujdesia ka goditur veturën “Audi” me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar,
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës Audi si dhe dy pasagjerë meshkuj shqiptarë, të cilët janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor pas tretmanit janë liruar në shtëpi, përcjell Koha.net duke u thirrur në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/