Arrestohet në Bruksel personi i nëntë i dyshuar për sulmet në Paris

E publikuar: 24/12/2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia belge ka arrestuar në Bruksel një person që dyshohet të ketë lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona.

Lajmi u bë i ditur nga prokurorët federalë të enjten, duke e çuar në nëntë numrin e të arrestuarve në Belgjikë.

Personi u arrestua më herë këtë javë, por prokurorët nuk bënë zë për ngjarjen pasi nuk donin të alarmonin bashkëpunëtorët e mundshëm, tha një zëdhënës i prokurorisë.

Detaje të tjera do të zbardhen gjatë ditës së sotme, pasi ende nuk eshte bere i ditur identiteti i te arrestuarit.

Supozohet se personi i arrestuar ka pasur kontakte me trurin e sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i cili u vra gjatë bastisjeve të policisë.