Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari ma i urryem n’internet

E publikuar: 17/12/2015 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Martin Shkreli, shqiptari që drejton nji prej kompanive farmaceutike ma të mëdha në Shtetet e Bashkueme asht arrestu me akuzën e mashtrimit.

Shkreli u ba i njohun në mbanë botën disa javë ma parë, për shkak të vendimit për me rritë çmimin e nji ilaçi që perdoret si kurë ndaj AIDS’it nga 13.5 dollarë në 750 dollarë.

Ai asht vënë në pranga me akuzën e mashtrimit lidhun me nji prej kompanive të themelueme prej tij.

Në fillim të Shtatorit, Shkreli u cilësu nga mediat si “njeriu ma i urryen në internet, mbasi bleu të drejtat e shpërndamjes së medikamentit “Daraprim”, i cili përdoret për të trajtu problemet e sistemit imunitar që shkaktohen nga sëmundje si virusi HIV.

Ai e rriti çmimin me 5 000 për qind, nji veprim që shkaktoi zemërim të madh tek të sëmurët dhe familjarët e tyne.

Shkreli akuzohet për përvetësim të paligjshëm të aksioneve të “Retrophin Inc.”, nji kompani e themelueme prej tij në vitin 2011, dhe përdorimin e tyne për të pagu borxhe të krijueme nga marrëveshje që nuk kanë lidhje me të, raporton agjencia “Bloomberg”.