Arrestohet “koka” e rrjetit të drogës në Shqipëri, i sekuestruan 7 makina luksi

E publikuar: 21/09/2017 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Deltar” ku është sekuestruar 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Arrestohet drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh dhe 2 shtetas të tjerë që bënin të mundur transportimin e drogës.

Është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike.

Në vijim të proçedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë ,deri tani u sekuestruan në total 7 automjete.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit.

Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë

Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .

Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.

Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.

Veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.