Arrestohet ish-Ministri Aleksandar Jabllanoviq

E publikuar: 04/06/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e stacionit të Leposaviqit para pak kohe ka arrestuar ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Jabllanoviq është arrestuar pasi që ishte i përfshirë në një zënkë.

NDËRLIDHUR

> Arrestohet Pasi Sulmon Djalin e tij > Shtetasit të Serbisë i Konfiskohet Makina > Policia Arreston Katër Persona në Rastin e Vllasit > Arrestohet Himë Lufaj, i Kërkuar nga INTERPOL-i
Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës Besim Hoti.

“Policia e stacionit të Leposaviqit e ka shoqëruar në polici Aleksandar Jabllanoviqin, i cili në afërsi të një pompe derivatesh në afërsi të Leposaviqit është përfshirë në një zënkë me disa persona të tjerë. Ai vazhdon të mbetet në polici deri në vendimin e prokurorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Hoti për KALLXO.com.

Hoti ka shtuar se një femër, që dyshohet se është gruaja e Jabllanoviqit, nga brezi i këtij të fundit e ka hequr armën dhe ua ka drejtuar personave të tjerë në shenjë vetëmbrojtjeje.

Aleksandar Jabllanoviq ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai është shkarkuar në fillim të shkurtit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa pas protestave të dhunshme të qytetarëve të organizuara pas ofendimeve që kishte bërë Jabllanoviq ndaj nënave gjakovare, të cilat i kishte quajtur “egërsira” pas protestave të tyre kundër ardhjes në Gjakovë të një grupi serbësh, për të cilët ato dyshonin se kishin marrë pjesë në krimet kundër ish-fqinjve të tyre gjatë kohës së luftës./kallxo.com/