Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angli, ku një i ri u arrestuar sepse iu gjet në valixhe eshtra të njeriut.
Ngjarja ka ndodhur në Clifton Suspension Bridge, në Bristol.
Kanë qenë disa telefonata që kanë mbërritur në adresë të policisë, të cilat kanë lajmruar se një i ri po kryente lëvizje të dyshimta në rrugë.
Pas ndalimit nga policia, atij iu gjetën në valixhe eshtra njerëzish. Po ashtu edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën sërish eshtra njerëzore. Policia thotë se bëhet fjalë për 2 burra të vrarë, por ende nuk dihet identiteti i tyre.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.