Arrestohet i mituri në Prishtinë, i gjenden substanca narkotike

E publikuar: 16/05/2024 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prishtinë është arrestuar një i mitur tek i cili policia ka gjetur dhe sekuestruar substance narkotike.

Bëhet e ditur se ai është ndaluar rreth orës 02:00, nga policia në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në kryeqytet.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.