Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë.
Kështu e ka konfirmuar për “RTV Dukagjini “, Lumni Graishta, drejtor Rajonal i Policisë në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës idyshuari është gjetur i plagosur.
“Po është arrestuar i dyshuari në fshatin Zllakuqan të Klinës, ai është dërguar për mjekim në spitalin e Pejës dhe ende nuk është intervistuar”, ka thënë Graishta.
Ndërsa ai ka thënë se personat që kanë folur në media se kinse janë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë asnjëherë nuk kanë qenë të dyshuar për këtë vrasje.