Arrestohet i dyshuari për sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Spitalin e Gjakovës

E publikuar: 19/07/2023 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur ndaj ekipit të Nacionales, ku roja e Spitalit të Gjakovës ka sulmuar fizikisht ekpin e tyre.

Rastin e sulmit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.Ai ka thënë ata janë sulmuar nga një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës.

Lidhur me rastin është arrestuar roja dhe ndaj tij është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

“Rreth orës 12 e 30 në Spitalin Rajonal është raportuar se një gazetare dhe një kameraman ishin sulmuar fizikisht nga një punëtor i sigurimit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një të dyshuar (mashkull i moshës madhore). Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.” – ka konfirmuar ai.