Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë është njoftuar se në një lagje të qytetit të Kamenicës dyshohet se është duke operuar një lokal me lojëra të fatit.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake së bashku me njësitet e tjera relevante kanë kontrolluar lokalin-shtëpinë e të dyshuarit, shtetas i Kosovës, P.G. (1994).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një tavolinë pokeri, disa pajisje për lojëra të fatit, letra bixhozi si dhe një sasi e konsiderueshme e alkoolit pa dokumentacion përcjellës.
Provat materiale të gjetura janë konfiskuar nga ana e Inspektorëve përkatës si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan.