Një person është arrestuar lidhur me dhunimin e të miturit në Ferizaj.
Sipas njoftimit për media, i dyshuari është arrestuar të martën.
“Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në stacionin policor në Fushë-Kosovë është pranuar informacioni lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit të një të mituri.
Bazuar në dyshimet e ngritura, i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një person dhe dyshohet se është dhunuar nga ai në Ferizaj.
Policia ka thënë se është duke punuar për ta identifikuar të dyshuarin dhe përcaktuar vendndodhjen e tij.
“Më 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë-Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialistë të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


















