Arrestohet gjilanasi, kapet me marihuanë

E publikuar: 06/10/2017 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Sadullah Brestovci” në Gjilan i cili është kapur me marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.