Arrestohet Fatos Rizvanolli, financuesi i xhihadistëve kosovarë

E publikuar: 16/03/2016 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor për financim të grupeve terroriste shqiptare, biznesmenin pejan, Fatos Rizvanolli, ka mësuar Insajderi.
Rizvanolli, pronar i bizneseit “Rent a car Tosi”, dyshohet se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’ju bashkuar grupeve terroriste.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar derisa bizneset dhe pronat e tij në Prishtinë dhe Pejë janë bastisur.

Operacioni i nisur në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme ka rezultuar me konfiskimin e një seri provash materiale.