Policia e Kosovës ka arrestuar para pak momenteve kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Policia e Kosovës, e cila kishte dalur në numër të madh për të arrestuar Molliqaj, e rrethuan atë në hapësirat e studios televizive ku ai ishte prezent.
Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit, gjatë protestës të së shtunës, kundër shtrenjtimit të rrymës.

















