Lajmet

Arrestohet çifti shqiptar. Zbulohen komunikimet me terroristin e Nicës (Video)

17.07.2016 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arrestohet çifti shqiptar. Zbulohen komunikimet me terroristin e Nicës (Video)
Një çift shqiptarësh janë në mesin e 7 personave të arrestuar në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen tragjike të Nicës. Mediat e huaja raportojnë se ata kanë shkëmbyer mesazhe me autorin e sulmit tronditës të së enjtes, ndërsa britanikja “Daily Telegraph” shkruan se çifti i ka siguruar Mohamed Lahouaiej-Bouhlel pistoletën automatike të kalibrit 7.65 mm me të cilën ai qëlloi mbi policinë përpara se kjo e fundit të përgjigjej, duke e vrarë në vend.

Mësohet se ish-bashkëshortja e franko-tunizianit 31-vjeçar, që përplasi mbrëmjen e 14 korrikut kamionin e marrë me qira mbi turmën e të pafajshmëve të mbledhur në “Promenade des Anglais” për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve, është lënë e lirë pas marrjes në pyetje.

Francois Hollande e etiketoi shpejt episodin si sulm terrorist dhe hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë nëse tuniziani kishte lidhje me grupe ekstremiste. Për nga mënyra e organizimit, atentati i Nicës duket sikur origjinën e ka direkt në manualin e Shtetit Islamik.

“Bëhuni ujqër të vetmuar dhe kryeni atentate në vendet tuaja”, ishte këshilla e dhënë ithtarëve të organizatës së dhunshme ekstremiste në Europë. Për këtë mund të përdorësh si armë edhe automjete apo objekte të tjera të jetës së përditshme, që orientimi nga krerët e grupit.

Mbase ajo që shihet sot në Nicë është pikërisht efikasiteti vdekjeprurës i kësaj metode. Sulmi i tre ditëve më parë e shton akoma më shumë presionin mbi shërbimet e inteligjencës franceze, forcat e sigurisë por edhe vetë qeverinë e vendit.

Analiste si Barbara Wessel mendojnë se për Presidentin Hollande, atentati i qytetit jugor do të thotë fund politik Ai reagoi vërtet me ashpërsi pas sulmeve të nëntorit me forcim ligjesh e vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por nga ana tjetër nuk arriti të reformonte shërbimet e rrëmujshme të sigurisë e të krijonte një autoritet të vetëm dhe të fuqishëm antiterror.

Në lidhje me atentatet e Parisit doli në pah se megjithë paralajmërimet, qenë bërë gabime, të dhënat nuk u shfrytëzuan dhe personat e dyshimtë nuk u arrestuan në kohën e duhur.

Në Nice sakaq, mbrëmjen e terrorit, mes njerëzve të tjerë të ngërthyer aty në momentet e tragjedisë, ishte dhe i famshmi Bono i U2, i cili sipas raporteve në mediat e huaj, u desh të shpëtohej prej forcave speciale franceze nga restoranti ku po darkonte.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje