Arrestohet autori i masakrës me 39 të vrarë në Stamboll

E publikuar: 16/01/2017 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia turke ka arrestuar terroristin që vrau 39 persona në lokalin e natës në Stamboll mbrëmjen e Vitit të Ri.

Ai u arrestua në Stamboll gjatë një operacioni të madh policor. Abdulkadir Masharipov u arrestua së bashku me djalin e tij të mitur gjatë aksionit.

Për 17 ditë ai ishte njeriu më i kërkuar në Turqi për sulmin terrorist.

Mediat turke shkruajnë se arrestimi i tij ka ardhur pasi autori ka kryer një vizitë mjekësore. Mediat turke kane postuar edhe kete foto ku duket i dhunuar autori i sulmit.