Mëngjesin e sotëm, në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, është bërë ekzekutimi i Urdhërit të kërkimit Ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.
“Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali, në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste”, parashikuar nga neni 270 të K.Penal Italian”.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.