Arrestohet adoleshenti, ngacmoi seksualisht një 14 vjeçare

E publikuar: 22/03/2017 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prangat e policisë së Devollit ka rënë 17-vjeçari me iniciale H.A pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Deklarata e Policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin e shtetasit: H.A, 17 vjeç, banues në Bilisht-Devoll. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se në Bilisht H.A, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14 vjeçare. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 108/a/1 i Kodit Penal./TopChannel