Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për dy vepra penale

E publikuar: 06/06/2022 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës sonte rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.A (M/K), i moshës 20 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi, njëra prej një (1) viti dhe tjetra prej gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.